Me një vendim të miratuar nga keshilli bashkiak gjatë mbledhjes së fundit bashkia Elbasan ka vendosur te tarifojë parkimin thuajse në të gjithë qytetin. Ky vendim është kundërshtuar edhe nga Partia demokratike e Elbasanit kryetari i të cilës e cilëson kete si një tjeter taksë që do të “fundosë” ekonomikisht qytetarët e kësaj bashkie.
Edhe gjate viteve të mëparshme është diskutuar ky vendim por nuk ka marre asnjehere miratimin e keshillit bashkiak. Shqetësues mbetet fakti se në bashkinë e Elbasanit qoftë qytetarët qoftë vizitorët nuk kane asnje mundesi tjetër parkimi veç atij buzë akseve rrugore apo shesheve, të cilat tashmë do të tarifohen. Z. Isaj shkon më tej me akuzën e tij duke theksuar që parkingjet në Elbasan do ti jepen me koncesion të afërmëve të kryetarit të Bashkisë.
Zonat e vendparkimeve me pagesë në qytetin e Elbasanit do të jenë:Rruga Aqif Pasha,Rruga Qemal Stafa,Rruga Thoma Kalefi,Rruga Janaq Kilica, Rruga Kozma Naska,Rruga 28 Nëntori,Rruga 25 Nëntori,Rruga Rinia dhe Sheshet Pas Pallatit të Sportit, sheshi para Hotel Turizmit, Sheshi para Kinema Vullnetari.
Sot me përfaqësues të medias për vendimin e fundit të këshillit monist për të tarifuar makinat në qytetin tonë, po bëjnë gjithçka për ti marrë dhe qindarkat e fundit elbasanasve, vetëm duke u bërë bashkë do ti largojmë sa më shpejt të jetë e mundur!
Gepostet von Eugen Isaj am Montag, 22. Juni 2020
Elbasaniflash.al