VIDEO/ Përpjekja për të kopjuar Trump dhe kopja e shëmtuar që sjell Floriana Garo në konferencat e Berishës

0
3

Në valën e ndryshimeve radikale që po ndodhin në SHBA  qysh në ditët e para të presidencës Trump, është edhe  hapësira që Trump i dedikon influencuesve në sallën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë.

Pak ditë më pas, zëdhënësja e Sali Berishës është përpjekur ta kopjojë në mënyrë shumë të shëmtuar këtë akt apo gjest të zëdhënëses së Trump. Floriana Garo lajmëroi në nisje të konferencës së sotme të Berishës se tashmë në sallën e konferencave, PD ka vendosur t’i japë hapësirë edhe gazetarëve të portaleve.