Një kamera sigurie ka regjistruar momentin e sulmit fatal ndaj një turisti 59-vjeçar nga një peshkaqen vetëm 150 metra larg një plazhi në Kaledoninë e Re, në Australi.
Në video, burri shihet duke luftuar me peshkaqenin në detin e shkumëzuar dhe në fund ka marrë disa kafshime duke i marrë edhe jetën.
Pavarësisht se pranë 59-vjeçarit u gjetën dy persona që u munduan ta ndihmonin dhe pavarësisht se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekipet e shpëtimit, dëmtimet e shkaktuara nga peshkaqeni kanë rezultuar të jenë të rënda.
Sipas Guardian, 59-vjeçari ka marrë plagë të mëdha në njërën këmbë dhe në të dyja duart, si pasojë ka dhënë frymën e fundit në plazh.