Edhe pse janë shpenzuar qindra miliona euro dhe disa zyrtarë shtetëror të dënuar për këtë aferë, duket se Inceneratori i Elbasanit është edhe jashtë funksionit.
Në videon e siguruar shihen masive të mëdha plehrash afër Inceneratorit.
Prej muajsh, mbledhja e mbetjeve nga bashkitë e qakut të Elbasanit, ka krijuar një mal të madh plehrash, dhe rrezikohet që të kontaminohet zona, pasi ndodhet edhe pranë lumit Shkumbin, i cili përshkon disa qytete.
Kujtojmë që prej disa muajsh, Inceneratori i Elbasanit është jashtë funksionit./Boldnews.al