Video/ Policia bashkiake e Elbasanit gjobit padrejtësisht çiftin e të moshuarve

0
338

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Elbasani flash ku një qytetar akuzon policinë bashkiake të Elbasanit se i kanë gjobitur padrejtësisht prindërit .Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm dhe denoncuesi thotë se policia ka gjobitur me 3000 lekë të rinj dy të moshuar të cilët kishin ndaluar mjetin në pritje të lirimit të rrugës. Sipas tyre ata nuk kishin ndaluar për të parkuar por vetëm po prisnin te lirohej rruga që të mund të lëviznin ndërkohë policia bashkiake i ka vendosur gjobë .

Për më shumë dëgjoni videon ku çifti i të moshuarve “përplaset” me policinë bashkiake./Elbasani flash