
Messin sonte e ndal shtylla në sfidën me Lens por ende nuk arrin të shënojë. PSG vuajti dhe nuk ishte në lartësinë e duhur në transfertën me Lens. Keta të fundit vunë shumë në vështirësi yjet e PSG-së ku të paktën në pjesën e parë meritonin të shënonin me rastet e krijuara dhe vetëm në të dytën ja dolën.
Ishte Fofana në 62’ që i dha barazimin e merituar vendasve duke bërë të shpërthejë stadium ndërsa skuadra e Pochettinos ende është e paqartë.
Vetëm në minutat e fundit, PSG rrit presionin dhe me zëvendësimet e duhura, në sekondat e fundit, Wijnaldum pas një krosimi perfekt të Mbappe shënon me kokë duke shmangur humbjen e Messit dhe yjeve të tjerë. Një barazim që më shumë për rezultatin krijon shqetësime për lojën që ende nuk po vjen…/Ora News/.
