Video që u bë virale/ Shkoi 15 minuta me vonesë në stërvitje me “Ferrari”, lojtarit të PSG-së nuk i hapin derën

0
191

Lojvin Kurzava është përballur me një situatë sa të pakëndshme, por edhe humoristike ditën e djeshme.

Mbrojtësi anësor i PSG-së kishte mbërritur dje në qendrën stërvitore me “Ferrarin” e tij 15 minuta me vonesë.

Në momentin e mbërritjes qëndron dhe i bie borisë, por nuk ka asnjë person që t’ia hapë derën dhe në ato çaste ai ka kthyer makinën dhe ka braktisur seancën stërvitore.

Pamjet e kësaj situate u bënë menjëherë virale në rrjet.