RUMANI- Dy deputetë u përleshën fizikisht në një seancë parlamentare në Rumani. Konflikti ka ndodhur mes Florin Roman, deputet i Partisë Nacional Liberale dhe Dan Vulceanu, deputet i pavarur.
Florin Roman pretendon se Dan Vilceanu e sulmoi atë teksa po dilnin nga salla plenare, duke e goditur me gju. Roman paralajmëroi se do të bëjë kallëzim penal ndaj deputetit që e dhunoi.