VIDEO/ Sherr i dhunshëm në Parlamentin italian, deputetët grushtohen pas diskutimit në sallë

0
59

Një sherr mes deputetëve shpërtheu në Parlament gjatë diskutimit për autonomi të diferencuar me deputetin e Lëvizjes Cinque Stelle,, Leonardo Donno, i cili po përpiqej t’i jepte një flamur trengjyrësh ministrit Calderoli, u godit dhe u rrëzua përtokë.

Menjëherë më pas ai u largua nga salla me karrocë. Sipas asaj që u raportua nga Marco Grimaldi i Avs, ishte një anëtar i Lega Nord ai që goditi Donnon  gjatë zhurmës.

Menjëherë është thirrur konferenca e kryegrupeve të Parlamentit.

 

 

Kishte një protestë nga opozita kundër reformës së autonomisë së padiferencuar: në sallë u vendosën flamuj trengjyrësh dhe u përmend himni i Mamelit, ndërsa disa deputetë pushtuan bankat e qeverisë duke thirrur “turp”, sipas asaj që raporton Ansa.

Seanca u ndërpre menjëherë. Pak para se të dilnin nga dhoma, disa deputetë brohoritën “Bella ciao”.