VIDEO/ Si shpifi deputeti i Elbasanit për Elon Musk

0
3

Ministri i Shtetit i qeverisë shqiptare, Taulant Balla, ka tentuar në një intervistë televizive për të krahasuar të pakrahasueshmen duke mashtruar, madje duke shkuar deri në ndonjë incident diplomatik, kur ka krahasuar njeriun më të pasur të planetit, bashkëpunëtorin më të afërt të Donald Trump me patronazhistët e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Balla ka thënë shprehimisht se: “Elon Musk, patronazhisti më i njohur i Trump ka ofruar deri në 1-milionë dollarë amerikanëve që të regjistrohen si votues të Trump në zgjedhjet e nëntorit në ditën e fundit të fushatës”.

Krahasimi i Ballës jo vetëm që nuk qëndron, pasi ajo që ka bërë Elon Musk në SHBA është e ligjshme, por ai qëllimisht ka mashtruar hapur, pasi Musk ka organizuar llotari 1-milionë dollarë jo për ata që regjistrohen si votues të Donald Trump, por për këdo që regjistrohet për të votuar, pavarësisht se për kë votom, Trump apo Harris.

I gjithë ky mashtrim i Ballës bëhet për të përligjur vjedhjen e votës që bëjnë patronazhistët e rilindjes në Shqipëri.

Pra, ministri i Edi Ramës, njeriu që njihet si bashkëpunëtori më i ngushtë i bandave kriminale në Shqipëri, sidomos ato të Elbasanit, ku edhe doli në përgjimet e SKY-ECC,  krahason të pakrahasueshmen me qëllim dhe mbron paligjshmërinë dhe krimin zgjedhor që ka ndërmend të verë në jetë rilindja në zgjedhjet e 11-majit.

© SYRI.net