Rikthehen hijet e trukimeve në futbollin serb. Në ndeshjen e kategorisë së parë në kampionatin serb, mes Dinamo Vranje dhe Zemun, ku portieri i Dinamos ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Miroslav Orliç, në golin e tretë të pësuar, teksa duket sikur ia dhuroi me zor që ta bënin gol. Pasi merr topin në duart e tij, portieri Orliç shtrihet në tokë dhe gjatë kohës kur shtrihet, ai ia dorëzon topin kundërshtarit, duke i dhuruar kështu një gol të sigurt.
Kaq ka mjaftuar që në media të flitet për trukim të ndeshjes dhe duke parë edhe pamjet, mund të thuhet se është një trukim i pastër.