Qytetarët të cilët jetojnë pranë ish stacionit hekurudhor që kufizohet me një ndër lagjet më të mëdha të qytetit, lagjen “Skënderbej”, ose e njohur ndryshe si “Fushë Mbret” çdo ditë për të paktën 10 vite zgjohen e flen me plehrat tek dera. Thonë se kanë 10 vite që vuajnë mes pisllëkut por pavarësisht se e kanë njoftuar shumë herë bashkinë për të ndërhyrë në pastrimin dhe largimin e tyre situate është po e njëjtë.