Zhvendosja e shisheve të coca-colës apo birrave duket se është kthyer në trend në këtë Euro 2020.
Së fundmi, Manuel Locatelli i cili dje ishte lojtari i ndeshjes në Itali-Zvicër në konferencë për shtyp ka hequr mënjanë dy shishet e Coca-Colas për të vendosur një me ujë.
Ai shkëlqeu në ‘’Olimpico’’ duke shënuar dy gola për t’i dhuruar Italisë edhe kualifikimin në grupin A.
Locatelli ndoqi identic shembullin e Ronaldos i cili e nisi këtë trend duke hequr dy shishet e Coca-Colës teksa këshillonte për të pirë ujë. Më pas Pogba bëri të njëjtën gjë në konferencë, por duke hequr kësaj radhe shishen e birrës Heineken që është dhe sponsor zyrtar kryesor i Euro 2020.
(BalkanWeb)