VIDEO/ Tronditëse, babai detyron 6-vjeçarin të vrapojë “drejt vdekjes”, i mituri rrëzohet disa herë në palestër dhe…

0
85

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në New Jeresy, teksa një prind ka detyruar të birin 6 vjeç që të vraponte “drejt vdekjes”

31 vjeç u paraqit në gjykatë për t’u përballur me akuzat për vrasje pas vdekjes në vitin 2021 të djalit të tij, Corey Micillo, pas viteve të abuzimit, duke rrezikuar burgim të përjetshëm nëse shpallet i fajshëm.

Pamjet e sigurisë nga palestra Atlantic Heights Clubhouse u shfaqën në gjykatë gjatë gjykimit, teksa shihet 6-vjeçari duke u rrëzuar në pistë vrapimi, ndërsa babai i tij e merr dhe e vendos përsëri, duke i thënë se është i shëndoshë e duhet të dobësohet

Në një moment ai shihe duke kafshuar djalin e tij në pjesën e pasme të kokës përpara se ta detyrojë të vrapojë përsëri. Shpejtësia e pistës ishte shumë e madhe, dhe i mituri rrëzohet vazhdimisht.

Disa ditë pas vizitës në palestër, nëna e djalit, e cila ndante kujdestarinë e 6-vjeçarit me babain e tij, pa plagët e djalit dhe i raportoi tek një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Mbrojtjes së Përhershme të New Jeresy.

Ajo e çoi fëmijën te një mjek më 2 prill, ku tha se babai i tij e bëri të vraponte në pistë “sepse ishte shumë i shëndoshë”.

Të nesërmen në mëngjes, djali i vogël shkoi në spital, sepse u zgjua në gjendje të keqe shëndetësore. Kjo i shtyu mjekët të kryenin një skanim CT – gjatë të cilit 6-vjeçari pësoi një krizë. Personeli mjekësor u detyrua të merrte masa për t’i shpëtuar jetën, por nuk ia dolën dhe djali i vogël ndërroi jetë.

Çfarë tregoi autopsia?

Një autopsi tregoi se 6-vjeçari vdiq si pasojë e një traume në zemër dhe mëlçi. Vdekja e tij u cilësua si një vrasje në shtator të vitit 2021 pasi një mjek ligjor zbuloi se gjashtëvjeçari vuante nga “abuzimi kronik”.