Familja Halimi në Podujevë të Kosovës ka falur gjakun e 30-vjeçarit, Adnan Halimi, i cili vdiq dy ditë më parë si pasojë e një aksidenti rrugor në Prishtinë.
Viktima po lëvizte me biçikletë, kur u përplas për vdekja nga një makinë.
Në videon e shpërndarë nga mediet në Kosovë, duket momenti kur familja e të ndjerit i fal familjes Musa gjakun e birit të tyre, në ceremoninë e varrimit të 30-vjeçarit.
Dy familjet japin duart dhe përqafohen.
Mediet lokale ne vend raportojnë se fy familjet janë fqinje dhe se i ndjeri dhe autori i aksident ishin shokë.