Videot në TikTok, ILD kërkon hetim disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit

0
189

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor të kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Nisja e hetimit vjen pas videove në  TikTok që bënë xhirot e rrjeteve sociale në të cilat magjistratja ekspozonte veshjet e saj të shtrenjta dhe makina luksi.

Ndërkohë që Elbasani vijon të jetë nën sundimin e krimit, kryetarja e gjykatës së qytetit Enkeleda Kapedani bënte ‘modelen’ në Tik Tok, duke e kthyer zyrën në një pasarelë modelingu.

Madje nën ritmet e muzikës në njërën prej shumë videove të publikuara dëgjohet në sfond: ‘Jam mafia, mafia, mafia’.

Gjyqtarja e kontaktuar nga Ora News, Enkeleda Kapedani, mohon të ketë llogari në TikTok dhe se shpërndarja e videove sipas është bërë qëllimisht.

Ajo pretendon se e gjitha është e inskenuar dhe e qëllimshme per të përbaltur figurën e saj.

Mbetet për tu parë si kanë përfunduar videot e saj në TikTok, edhe pse duhet nënvizuar se shumica e tyre janë videoselfie të cilat i ka filmuar vetë gjyqtarja me telefonin e saj.

Kapedani bëri “zhurmë” edhe me lirimin nga burgu të Viktor Ymerit, anëtar i bandës së Gaxhait, në dhjetor të 2019.