Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat:
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes janë 27 janë shuar, 5 janë aktive dhe 2 po mbahen në monitorim.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse. Gjithashtu u angazhuan 2 helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe 1 helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe