Vijojnë lajmet e këqija për Elbasanin! Konfirmohen me Covid-19, 4 pacientë të spitalit psikiatrik

0
268

Rendohet situata e koronavirusit. Burime bëjnë me dije se janë konfirmuar pozitive me COVID-19 4 te semure te spitalit psikiatrik Sadik Dinci ne Elbasan.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore një paciente është dërguar në spitalin infektiv në Tiranë. Ndërsa 3 të tjerë po mban në ambientet të veçantë nga të tjerët.

Dyshimet janë se pacientët janë infektuar nga personeli pasi disa javë më parë, kryeinfermierja e spitalit psikiatrik dhe një tjetër anëtare e stafit, rezultuan me Covid-19. Aktualisht është mbyllur shërbimi i urgjencës në këtë spital ndërkohë rreth 25 persona pjesë të stafit janë të karantinuar./elbasaniflash.al