Vijojnë punimet edhe gjatë natës në Dragostunjë, përfundon devijimi i lumit, gati nisja e punimeve për ndërtimin e rrugës alternative

0
2

Në vijim të ndërhyrjeve në zonën “Arrat e Gurrës”, në Dragostunjë të Librazhdit ku qarkullimi i automjeteve është bllokuar që nga fundjava e kaluar ,Autoriteti Rrugor bën me dije se puna po vijon pa ndërprerje, edhe gjatë natës, për pastrimin e sipërfaqes së trupit të rrugës së rrëshqitur dhe për marrjen e kampionëve gjeologjikë që do të shërbejnë për vlerësimin e plotë teknik të situatës.

Sipas njoftimit zyrtar të ARRSH , kanë përfunduar punimet për devijimin e lumit, një hap i rëndësishëm për stabilizimin e zonës dhe për vijimin e fazave të tjera të ndërhyrjes.

Ndërkohë, pritet të nisin punimet për ndërtimin e trupit të rrugës alternative, paralelisht me trasenë e hekurudhës menjëherë pas përfundimit të rishikimit të projektit në këtë segment problematik.

Punimet po kryhen me mjete të rënda dhe me personel të shtuar në terren, duke respektuar të gjitha standardet teknike dhe të sigurisë rrugore, me synim rikthimin e qarkullimit në kohën më të shpejtë të mundshme.Aktualisht në terren po punojnë 22 kamionë të tonazhit të rëndë dhe 7 ekskavatorë si edhe dhjetra specialistë gjeologë e projektues rrugësh./vizionplus.tv

Ardit Murataj