Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim

0
2

Reshjet e lehta të dëborës kanë vijuar gjatë natës së ditës së djeshme në juglindje të Shqipërisë.

Më konkretisht, në fshatrat turistik të Dardhës dhe të Voskopojës bora ka arritur deri në 5 cm. Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët në dy fshatrat turistikë ndërsa ka patur prezencë të borës edhe në pjesën e tuneleve të Qafë Plloçës.

Firmat kontraktore kanë bërë të mundur pastrimin e rrugëve dhe nuk raportohen problematika në qarkullimin drejt dy fshatrave turistikë.

GEAR Sh.p.k