Vijon dimri, dëbora shkon mbi 30 cm

0
332

Shqipëria vijon të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore të dendur. Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C. Kjo ka sjellë një situatë të përkeqësuar në qarkun e Kukësit ku në disa zona dëbora ka shkuar në 30 cm.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 06.03.2022 është si më poshtë;

>Situata e motit është shoqëruar me reshje bore në gjithë territorin e Qarkut Kukës.

Lartësia borës së  re në Shishtavec 30 cm, në Valbonë 30 cm dhe në Qafë Prushi Has 25 cm.

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:

>Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.