Vijon edhe gjatë ditës së sotme fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës. Dhjetëra automjete nga Maqedonia e Veriut presin në radhë për të hyrë në territorin shqiptar.
Për shkak të fluksit të shtuar, autoritetet kufitare kanë vënë në funksion katër sportele për qytetarët, si dhe një sportel të dedikuar për kamionët.
Shumica e udhëtarëve janë shtetas të huaj, të cilët kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.
Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë rreth 30 mijë udhëtarë dhe mbi 11 mijë mjete.