Vijon ndotja në lumin Shkumbin! Uji përdoret për ujitjen e tokave bujqësore

0
279

Ndotja e mjedisit vijon të mbetet shqetësim në qarkun e Elbasanit ,kryesisht problematike rezulton ndotja e shtratit të lumit Shkumbin si dhe e përroit të Zaranikës. Edhe pse aksionet për pastrimin e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaraniskës  nuk kanë munguar sërisht pamjet që ofrojnë ato sot janë këto.

Banorët të cilët jetojnë pranë këtyre zonave të ndotura kërkojnë ndërhyrje të menjehershme për largimin e mbetjeve.

Përgjegjës të ndotjes sipas Inspektoriatit të mjedisit janë bizneset dhe qytetarët që tregohen të pandërgjegjshëm. Xhevahir Kapllanaj nga inspektoriati  I mjedisit në Elbasan  bën me dije se institucioni I tyrë ka ndërrmarrë vazhdimisht kontrolle dhe madje ka vendosur edhe masa ndëshkuese por problem mbetet reagimi I qytetarëve.

 

Për specialistët e mjedisit ndotja e lumit Shkumbin është shqetësuese sepse të gjithë fshatrat që gjendej përgjatë rredhës së lumit e përdorin ujin për të vaditur tokat bujqësore apo edhe për ta pirë bagëtitë ndaj edhe rreziku është më real për shfaqen e problemeve.

Duke qenë se ka filluar sezoni veror Inspektoriati i Mjedisit paralajmëron ndëshkimë jo vetëm për bizneset që hedhin mbetjet por gjithashtu edhe për qytetarët që do të ndosin ambientin .