Vijon problematike situata nga moti i keq në Gjirokastër/ Evakuohen disa familje, rrëshqitje dherash dhe bllokim rrugësh

0
26

Në Qarkun e Gjirokastrës reshjet e shiut kanë qenë me intensitet. Aksi nacional Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga efektivët e policisë.

Segmentet e tjera rrugore nacionale janë të kalueshme, por ka prani inertesh dhe uji në segmentet rrugore Gjirokastër-Kakavijë, Ura e Kardhiqit-Skërficë, Ura e Leklit-Këlcyrë.

Në Bashkinë Gjirokastër, rrugët e brendshme të qytetin ka akoma prani inertesh dhe në disa vende pranë banesave dhe rrugëkalimeve në lagjet Cfakë, Manalat, Dunavat dhe Granicë ka rrëshqitje dherash.