Proçesi I vaksinimit ka vijuar sot në teatrin Skampa të qytetit të Elbasanit ku u zhvillua faza e parë e vaksinimit per grupmosheshat 30 deri 50 vjeç.
Të gjithë përsonat të cilët kishin dëshirë ta bënin vaksinën u paraqitën pranë këtyre ambienteve për të marrë dozën e parë të një prej vaksinave që janë aktualisht në vendin tonë. Stafi I mjeksor u kujdes që ti jepte prioritet gjithësecilit prej të pranishmëve në mënyrë që edhe puna të vijonte shpejt dhe pa pengesa.
Qytetarët u shprehen se për shumicen prej tyre ishte doza e pare e vaksines dhe se sipas mendimit te tyre keto vaksina ishin efektive dhe duheshin bere nga te gjitha .
Vaksina e cila u pËrdor sot ishte vaksina kineze kundër koronavirusit, Sinovac. Nje nga avantazhet kryesore të kesaj vaksine është se ajo mund të ruhet në një frigorifer standard, në 2 – 8 gradë Celsius, njësoj sikurse vaksina e kompanisë anglo-suedeze . Kjo është vaksina e parë e zhvilluar në një vend joperëndimor që merr miratimin e OBSH-së.