VIJON PROÇESI I VAKSINIMIT NË ELBASAN

0
208

Proçesi I vaksinimit ka vijuar sot në teatrin Skampa të qytetit të Elbasanit ku u zhvillua faza e parë e vaksinimit për  grupmoshën mbi 18 vjeç. Të gjithë personat të cilët kishin dëshirë ta bënin vaksinën u paraqitën pranë këtyre ambienteve për të marrë dozën e parë të një prej vaksinave që janë aktualisht në vendin tonë.

Stafi I mjeksor u kujdes që ti jepte prioritet gjithësecilit prej të pranishmëve në mënyrë që edhe puna të vijonte shpejt dhe pa pengesa.

Vaksina e cila u perdor sot ishte vaksina kineze kundër koronavirusit, Sinovac. Sipas Drejtorit të qëndrës së Kujdesit shëndetësor Parësor vetëm gjatë orëve të para të hapjes së proçesit u vaksinuan rreth 100 persona të grupmoshave të ndryshme.

Që prej fillimi të vaksinimit në asnjë nga abshkitë e Elbasanit nuk është raportuar asnjë rast që ka shkaktuar problem shëndetësore tek qytetarët.