Vijon saga e degradimit të rrugëve, shembet aksi “Ura e Mirakës-Polis Gureshpatë”

0
51

Saga e shembjes së rrugëve në vendin tonë duket se nuk ka të ndalur.

Pas degradimit të disa akseve kryesore në vend, ku rasti më i freskët ishte ai i Librazhd-Prrenjas i cili bllokoi gjithë juglindjen, një tjetër segment është shembur.

Projekti kthehet në kantier pa afat, si ra Korridori VIII
Sipas raportimeve në media edhe rruga Ura e Mirakës – Polis Gureshpatë në qarkun e Elbasanit është shembur, ndonëse është ndërtuar vetëm dy vite më parë dhe ka kushtuar rreth 2 milionë euro.

Rruga lidh disa fshatra të zonës së Librazhd dhe sipas raportimeve, një pjesë e saj ka pësuar shkarje prej rreth dy muajsh, duke rrezikuar qarkullimin e mjeteve.

Pavarësisht dëmtimit të rrugës, nuk është marrë asnjë masë për riparimin e saj dhe nuk është vendosur as sinjalistikë paralajmëruese për drejtuesit e mjeteve.

Sherr i madh te “Selman Stërmasi” mes tifozëve në ndeshjen Tirana-Elbasani, shoqërohen disa persona
Sipas raportimeve, shkarja e rrugës rrezikon të bllokojë lidhjen e disa fshatrave të zonës, ndërsa ky është një tjetër rast që tregon cilësinë e punimeve të dobëta në ndërtimin e infrastrukturës si dhe abuzimet e bëra me fondet./Boldnews

GEAR Sh.p.k