Ndërsa kryeministri Edi Rama ishte në konferencë për median lidhur me skandalin e rrjedhjes së pagave të muajit janar 2021 për 637 mijë shqiptarë nëpër rrjetet sociale qarkullon një tjetër databazë.
Këtë herë bëhet fjalë për pagat e punonjësve të muajit prill 2021.
Në tabela është numri i kartës, pagat, vendi i punës dhe pozicioni. Në databazë janë dhe 60 mijë punonjës më shumë, konkretisht 694 mijë punonjës.
Ndërkohë Rama deklaroi në konferencë se janë marrë një bazë të dhënash e përpunuar copa copa dhe se nuk është tërhequr në janar por më përpara dhe mbi atë është përpunuar. Ai pranoi se në databazën e janarit mungonin të dhënat e 60 mijë punonjësve.
Edi Rama: Nuk është databazë e eksportuar e tëra integrale është një bazë të dhënash e përpunuar copa copa me shumë… Aty mungojnë nuk janë të gjithë ata që kanë pagën e republikës së Shqipërisë. Aty mungojnë 60 mijë të tjerë. A është kjo koha që ka pasur në dispozicion ai apo ai grupi që ka kryer këtë krim apo është diçka tjetër këtë nuk e dimë por ndërkohë aty ka plot të dhëna që janë të vjetra.
Sepse nuk janë të dhëna të sotme, as të janarit, pra mundësia e eksportimit të databazës më parë është një opision dhe marrja e të dhënave të reja dhe përpunimi mbi atë databazë është llogjik.
Nëse do të ishte marrë databaza në janar nuk do të kishte rekorde të vjetra, njerëz që nuk figurojnë më si marrës pagash nga kompani që janë mbyllur. Logjika të çon se është një databazë i tërhequr më parë”