Vijon trendi rritës edhe këtë 5-mujor/ Eksportet e prodhimeve bujqësore, 17,4% në tonë më shumë

0
276

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha sot se eksportet e prodhimeve bujqësore kanë shënuar rritje këtë pesëmujor në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Vijon rritja e eksporteve të prodhimeve bujqësore. Ka një rritje prej 17,4% në tonë dhe 12,8% në lekë krahasuar me të njëjtin pesëmujor të 2019”, u shpreh ministrja Denaj.

Ministrja Denaj publikoi zërat në një tabelë përmbledhëse nga viti 2016 deri në vitin 2020, ku trendi i eksporteve të prodhimeve bujqësore është në rritje nga viti në vit.

Në vitin 2016 eksporti i prodhimeve bujqësor në 5-mujor ishte në 48 181 tonë, ndërsa vlera në lekë ishte 2 474 832.

Në vitin 2017 eksporti i prodhimeve bujqësor në 5-mujor, ishte 61 179 tonë, ndërsa vlera lekë ishte 3 320 016.

Në vitin 2018 eksporti i prodhimeve bujqësor në 5-mujor, ishte 53 797 tonë, ndërsa në lekë ishte 31 109 037.

Në vitin 2019 eksporti i prodhimeve bujqësor në 5-mujor, ishte 64 456 tonë, ndërsa në lekë ishte 3 933 689.

Në vitin 2020 eksporti i prodhimeve bujqësor në 5-mujor, ishte 75 645 tonë, ndërsa në lekë ishte 4 436 174.

Këtë 5-mujor ka vijuar trendi rritës, pavarësisht pandemisë që bëri të detyrueshme masat kufizuese. Megjithatë, zinxhiri i prodhimit ushqimor nuk u bllokua për asnjë ditë.

atsh