Vijon zjarri në Liqenin e Dushkut, zjarrfikësit punojnë për shuarjen e vatrës

0
2

Vatra e zjarrit në zonën e mbrojtur në Liqenin e Dushkut është më agresive se të tjerat.

Qarku Elbasan është një ndër më të prekurit nga zjarret në vendin tonë.

Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore.