Everest alias Ibrahim Çaka, ka qenë i dyshuar për vrasjen e shoferit të autobusit Gëzim Alikaj, ngjarje e ndodhur tek zona e Doganës në Elbasan 11 vite më parë.
Disa vite pas vrasjes së Gëzimit, është vrarë Florenc Alikaj ose “Lenc Kokëmadhi”, i cili sapo kishte dalë nga burgu në Spanjë ku ishte dënuar për trafik droge.
Çaka 12 vite më parë ka humbur vëllain e tij në Spanjë që njihej në Elbasan me nofkën “Noçe”, dhe për këtë vrasje dyshohet se është autor “Nel Çami”.
Si kundërpërgjigje të vrasjes së “Noçes”, qëllohet me armë dhe plagoset Bujar Mahmuti, vëllai i “Nel Çamit”.Njëherësh Everest Çaka, është dyshuar edhe për një ngjarje tjetër të rëndë, e ndodhur në mars 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë qëlluar me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezërit Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti.