Viktima të përmbytjeve, babë e bir në Shkodër përcillen me “Gjamën e burrave”

0
220

Gjama e burrave e quajtur ndryshe “vallja e vdekjes”, riti më i vjetër i shqiptarëve i ruajtur prej 6000 vjetësh nga krahina e Dukagjinit u risoll në ceremoninë e lamtumirës për babë e bir Pjetër Rushaj dhe djalit të tij Jason, vetëm 14 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht mesditën e 20 nëntorit 2022 në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.

Makina në të cilën udhëtonin babai me djalin dhe vajzën e tij u mor përpara nga rrjedha e përroit të Thatë. Vajza e familjes Rushaj mundi të dalë  nga uji në kohë e ndihmuar nga një banorë i zones. Ndërkohë që babë e bir u morën para nga rrjedha.

Pas 16 orë kërkimesh intensive nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave të pajetë.

Viktima të përmbytjeve, babë e bir në Shkodër

Pjetër dhe Jason Rushaj