Viktimat e atentatit në Elbasan, Bitri vëllai i vëzhguesit të vrasjes së Alibejt, Çollaku u hetua për vrasjen e Everest Cakës

0
1219

Lulzim Bitri, një nga dy viktimat e atentatit të një nate më parë në Elbasan mësohet se është vëllai i Eljo Bitrit, i cili dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Endrit Alibejt, xhaxhait të tij, Arben Dylgjeri, dhe shtetasit turk, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018.Ardjan Çollaku, është hetuar më herët nga Prokuroria e Elbasanit si personi që ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Everest alias Ibrahim Cakaj.

Lulzim Bitri dhe Ardjan Çollaku u qëlluan me me plumba rreth orës 19:30 të së hënës, pranë një pike karburanti.

Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vdekur në vend Lulzim Bitri, ndërsa Çollaku i plagosur rëndë ndërroi jetë në spital pas mesnate.