Pas “Topit të Artë” dhe “FIFA The Best”, në Dubai u zhvillua ceremonia e çmimeve Globe Soccer Awards, ku u vlerësuan me të mirë e vitit. Fituesi i madh u shpall Vinicius jr, me sulmuesin brazilian që pas trofeut të FIFA-s merr një tjetër çmim si lojtari më i mirë i vitit.
Jo vetëm Vinicius jr, Real Madrid mori edhe në Dubai pjesën më të madhe të tortës pasi me trofe u vlerësua edhe Jude Bellingham, si mesfushori më i mirë i vitit. Carlo Ancelotti, si trajneri më i mirë dhe Real si klubi më i mirë i vitit për meshkuj
Pas Vinicius jr, një prej protagonistëve në këtë mbrëmje ishte edhe C.Ronaldo, me legjendën portugeze që u vlerësua me disa çmime, si lojtari më i mirë në Azi dhe si golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave.
Me trofe u vlerësua edhe talenti spanjoll i Barcelonës, Lamine Yamal, si lojtari i ri më i mirë i vitit. Me çmimin e karrierës u vlerësuan edhe disa legjenda të futbollit botëror si Del Piero, Rio Ferdinand apo braziliani Neymar.
(BalkanWeb)