Vinin baste sportive , procedohen 4 shtetas në Gramsh

0
58

Gramsh

Si rezultat i kontrolleve të Policisë, konstatohet se në 2 lokale në lagjen “Sporti”, viheshin baste sportive, me celularë.

Për të dyja rastet:
-janë arrestuar 3 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër;
-janë sekuestruar 6 celularë.

Komisariati i Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, ka konstatuar se në 2 lokale në lagjen “Sporti”, viheshin baste sportive, me celularë, në kundërshtim me ligjin:

Në përfundim të veprimeve procedurale për 2 rastet:

-u arrestuan shtetasit M. V., 27 vjeç dhe V. M., pasi u konstatua se në lokalin e marrë me qira nga 27-vjeçari, vinin baste sportive, me celularë;

-u arrestua shtetasi A. F., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 37 vjeç, pasi në lokalin e 37-vjeçarit, u kap shtetasi A. F. duke vënë baste sportive, me celular. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. K.;

-u proceduan në gjendje të lirë shtetasit E. G., 37 vjeç, E. G., 40 vjeç dhe H. Z., për moskallëzim të këtyre 2 rasteve dhe shtetasi S. B., 40 vjeç, për deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore, për rastin e dytë të goditur nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.