Virozat e stinës dhe koronavirusi ndërlikojnë problemet me bajamet. Ja çfarë thonë mjekët

0
246

Këtë vit, jo vetëm virozat e stinës, por edhe virusi Sars-Cov 2 i ndërlikojnë shqetësimet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe sidomos tek bajamet.

Mjekja otorinolaringologe, Evelina Cenalia, tregon se Covid-19 e ka bërë më të vështirë dallimin e menjëhershëm të këtij problemi shëndetësor.

Mjekët thonë se janë disa kritere që duhet të plotësohen për të operuar bajamet si përshembull përsëritja e këtij infeksioni disa herë brenda vitit, problemet e rrugëve urinare dhe të zemrës, si dhe era e keqe e gojës.

Rrugët e sipërme respiratore preken edhe nga ajo që ndryshe njihet si mishi i huaj në hundë.

Mjekët sqarojnë se një nga shenjat e para, kryesisht tek fëmijët është mbytja gjatë natës.

Mes të dyjave, operacioni i bajameve është një ndër ndërhyrjet kirurgjikale të sferës së ORL-së, por mjekët këshillojnë që ndërhyrjet të bëhen vetëm pas moshës tre vjeçare.

ora news