Virusi i Nilit – Stafet shëndetësore të Elbasanit në gatishmëri

0
66

Virusi i Nilit perëndimor ka vënë në gatishmëri stafet mjekësore në qarkun e Elbasanit. Megjithëse nuk janë vënë re raste të infektimit, kjo nuk e përjashton mundësinë në ditët në vijim kur banorët kanë populluar bregdetin.

Përballë këtij virusi i cili nuk shfaq shenja të theksuara klinike, trajnimi i stafit shëndetësor është prioritar.

Mjekët apelojnë se qytetarët duhet të bëjnë kujdes jo vetëm në zonat bregdetare por edhe ne zonat bujqësore ku pickimi nga mushkonjat është gjithashtu i përhapur.

“Ngelet gjithmonë e domosdoshme që personat të jenë alert, sidomos ata që lëvizin në ambjente ku ka mushkonja. Të mundohen t’i shmangen këtyre ambienteve, të ruajnë edhe ambjentin e shtëpisë me qëllim largimin e mushkonjave”, tha mjekja epidemiologe, Erleta Hila.