Moti i kthjellët por i ftohtë karakterizon të gjithë territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit. Përjashtim bëjnë, zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat do të ketë vranësira të shpeshta, sipas MeteoAlb.
Parashikohet që në orët e vona të mbrëmjes vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë deri mëngjesin e së enjtes.
Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohen dallgë 2 – 3 ballë.