Vit i suksesshëm për shqiptarët në Serinë A. Strakosha në Champions, Hysaj i gëzohet Kupës dhe… rinovimit

0
217

Një vend i katërt i jep mundësinë shqiptarit që të festojë. Thomas Strakosha dhe Lacio kanë siguruar një biletë për në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Portieri i Kombëtares shqiptare, i cili ishte pranë kësaj arritjeje edhe një vit më parë, ia del që këtë herë të regjistrojë një sezon fantastik sa u përket të dhënave personale, por edhe me skuadrën bardhekaltër. Një tjetër prej kuqezinjve që pati sukses këtë vit, është Berat Gjimshiti dhe Atalanta e të cilit që konfirmohet për të dytin sezon radhazi si pjesë e katër më të mirave në Itali dhe ekipeve që do të jenë pjesë e Champions-it.

Hysaj Napoli

Jo më pak suksese pati edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi që siguroi Kupën e Italisë me Napolin dhe njëherësh një vend në Europa Ligë për sezonin e ardhshëm kur po flitet se rinovimi i tij është tashmë diçka që do të kryhet me urgjencë.

PORTIERI

Thomas Strakosha dhe Lacio kanë pasur një sezon fantastik. Fitoret radhazi, sidomos në mesin e sezonit, e katapultuan ekipin kryeqytetas si një prej të mundshmeve për ta zbritur Juventusin nga Froni. Me Strakoshën si një prej shtyllave të ekipit, Lacio deri në fund ia doli që të renditet mes katër më të mirave, duke siguruar objektivin në fillim vit: arritjen në Champions.

notizie-lazio-strakosha-scaled

Një vit më parë, ishte humbja ndaj Interit në ballafaqimin e fundit në Serinë A, që e zbriti Lacion të pestën dhe zikaltrit në vend të katërt dhe pjesëmarrës në Champions. Megjithëse në javët e fundit Lacio humbi terren përballë Juventusit në luftën për titullin kampion, arritja mes katër më të mirave në Itali ishte një rezultat fantastik për skuadrën që në drejtim ka ish-bomberin e Kombëtares, Igli Taren.

Hysaj goli i pare me Napolin

MBROJTËSI

Elseid Hysaj ka rifituar besimin e trajnerit, skuadrës dhe ambientit napolitan dhe po shkon drejt rinovimit. Me ardhjen e Gatuzos, mbrojtësi kuqezi ka ftuar minuta dhe ka treguar se është një prej lojtarëve të rëndësishëm në skuadër. I aktivizuar në të dy krahët e mbrojtjes, Hysaj ia doli që të shënojë edhe golin e tij të parë në Serinë A kundër Sasuolos. Me fitimin e Kupës së Italisë në përballjen kundër Juventusit, shkodrani po mbyll një tjetër edicion të suksesshëm në Itali. Sezonin e ardhshëm ai do të jetë pjesë e Europa Ligës.

PANORAASPORT.AL