Vitaminat që Duhet të Merrni Patjetër në Stinën e Vjeshtës

0
23

Ndryshimi i stinëve nxjerr në pah nevojën e madhe për ta vënë organizmin në shina dhe për të forcuar sistemet tona të mbrojtjes.

Mënyra më e mirë për të përshtatur me ndryshimet siç janë temperatura, rikthimi në shkollë e në punë, lodhja e të tjera këto janë jo vetëm nëpërmjet ushqimeve por edhe suplementëve të vitaminave.

Vitaminat Më Të Rëndësishme Që Duhet Të Merrni Në Vjeshtë

Organizmi ka nevojë për shumë ushqyes, vitamina e minerale që të përshtatet me ndryshimet e stinës dhe angazhimet ditore.

Vitamina D

Trupi i njeriut prodhon vetë vitaminën D kur është i ekspozuar në diell për një afat të caktuar kohor.

Megjithatë, ndryshimi i stinëve shoqërohet edhe me ekspozim ndjeshëm të kufizuar të trupit në rrezet e diellit.

Organizmi ka nevojë për 1000 deri në 2000 njësi të vitaminës D çdo ditë që nga fillimi i vjeshtës deri në pranverë.

Ajo është e rekomandueshme për njerëzit që qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Përveç suplementëve, vitaminën D e gjeni edhe tek salmoni, skumbria, e verdha e vezës dhe sardelet.

Vitamina C

Trupi i njeriut nuk është në gjendje të prodhojë vetë vitaminën C.

Për rrjedhojë është shumë e rëndësishme që të siguroheni që po merrni mjaftueshëm vitaminë C.

Ajo e mbron organizmin nga viruset dhe bakteret dhe përgatit linjën e parë të mbrojtjes ndaj të ftohurës dhe gripit.

Ajo i pengon këto probleme por kur njeriu sëmuret, vitaminë C nuk arrin dot të përshpejtojë shërimin.

Përveç suplementëve, vitaminën C e gjeni tek majdanozi, specat, kivi dhe brokoli, etj.

Magnezi

Temperatura e jashtme luan një rol të fortë tek humori.

Magnezi është i domosdoshëm sepse pengon dëshpërimin e vjeshtës, një çrregullim që prek dikë më shumë e dikë më pak.

Ky mineral thelbësor luan një rol të rëndësishëm në 300 reagime metabolike në organizëm.

Ai është i nevojshëm për mirëqenien dhe shëndetin në shumë nivele, ndaj sigurohuni që ta merrni si supplement rregullisht./AgroWeb.org