Viti i ri, halle të vjetra! Banorëve të Kështjellasit iu soset durimi, kërkojnë ndihmën e Muratajt.

0
3

Prej 30 vitesh banorët e fshatit Kështjellas në njësinë adm. Gjergjan kërkojnë vetëm më ngjë, rrugë!  Vit i ri 2025 për ta nis sërisht me të njëjtën kërkesë por këtë herë banorët kanë kërkuar përkrahjen e antarit të këshillit bashkiak të PSD Erion Murataj që kërkesa e tyre të shkoj në formën e duhur në vendin e duhur. Të lodhur nga gënjeshtrat që kanë marrë ndër vite ata i kanë kërkuar Murtatajt që të përcjelli shqetësimin e trye në këshill bashkiak pasi rruga e vetme që ka fshati sa vjen bëhet më e pakalueshme. Thonë se janë të lodhur duke pritur që e vetmja rrugë që lidh fshatin me qytetin e Elbasanit është në gjëndje të pakalueshme edhe pse ata vetë si fshat janë taksapagues të rregullt.

Shumë herë i janë drejtuar bashkisë Elbasan për të ndërhyrë të paktën për rehabilitimin e rrugës por deri më sot kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar. Banorët thonë se ndjehen të zgjënjyer nga pushteti vendor dhe deputetët e Elbasanit të cilët duken në këtë fshat vetëm në fushatë elektorale por deri më sot veçse gënjeshtave banorëve nuk iu kanë bërë asnjë investim.

Të tjerët thonë se fshati po braktiset nga të rinjtë pasi për shkak të infrastrukturës nuk dëshirojnë të investojnë aty.

Banorët e fshatit Kështjellas ndërmorën një tjetër hap për të bërë që zëri i tyre të dëgjohet. Ata firmosën një peticion të cilin ia dorëzuan antarit të këshillit bashkiak të PSD , Erion Murataj për ta ngritur si shqetësim në mbledhjet e këshillit problemin e tyre duke shpresuar se më në fund kërkesat e tyre do të plotësohen.