Në Elbasan qytetarët nuk heqin dorë nga tradita. Ata thonë se ndërrimin e viteve do e presim në shtëpi me familjarët e tyre.
Në Elbasan i qëndrojnë traditës. Ndërrimin e viteve do ta presin në shtëpi, bashkë me familjarë e të dashur.
Qytetarët: “Gjithmonë në shtëpi kemi preferuar. Pranë familjes, pranë njerëzve tanë të dashur.
Do mblidhemi të gjithë dhe do festojmë në shtëpi”
Ata thonë se ky moment i vitit i bën të gjithë bashkë. Fëmijët kanë shkuar pranë prindërve.
“Kam ardhur nga Durrësi për ta festuar me prindërit, motra ka ardhur nga Greqia dhe ta festojmë bashkë”
Të tjerë do të festojnë me fëmijët që ende kanë mbetur në Shqipëri, pasi disa i kanë jashtë kufijve.
Qytetarët: “Do vete tek çuni se kam çunin në Tiranë. Na ka ftuar ai”.
“Do e festoj me një fëmijë që kam këtu, sepse të tjerët i kam jashtë”
Por përveçse traditë, ata thonë se do të qëndrojnë në shtëpi për shkak edhe të kushteve ekonomike. Në restorante çmimet këtë vit janë më të larta.
Qytetarët: “Për të festuar në restorante mundësitë financiare si kemi. Nuk e përballohet. Jo. Janë më shtrenjtë”
Megjithatë ashtu si për çdo vit, pjesa më e madhe e të rinjve pasi festojnë me familjen orët e para të Vitit të Ri i kalojnë në restorante apo klube.