Viti i ri shkollor 2025-2026 nis më 8 shtator/ Ja afati i regjistrimit për klasat e para dhe të dhjeta

0
2

Viti i ri shkollor 2025-2026 do të nisë në 8 shtator për arsimin bazë dhe të mesëm të lartë.

Më 12 qershor  2026 mbyllet viti shkollor për arsimin bazë dhe të mesëm të lartë, përveç maturantëve.

Më 29 maj 2026 mbyllet viti shkollor për maturantët, klasat e 12-ta.

Regjistrimi në shkollë, online në e-Albania, për klasat e para dhe të dhjeta do të jetë deri më 31 gusht.

Sa i përket librave falas,ata do të afishohen listat në shkolla dhe më pas do të njoftohet data dhe vendi i shpërndarjes.