Viti i ri shkollor në Elbasan, 2.8% më pak nxënës, pjesë e sistemit parauniversitar

0
58

Rreth 500 nxënës më pak  do të ulen në bankat shkollore për vitin 2024-2025 në institucionet arsimore të bashkisë Elbasan. Drejtuesit e arsimit në këtë qytet e lidhin numrin më të ulët me  uljen e lindshmërisë dhe faktorët social. Fenomeni është më prezent në zonën rurale, për shkak edhe të lëvizjes demokrafike të popullsisë.

Nuk raportohet për shkolla të mbyllura, por bashkim klasash  kryesisht në zonat rurale si pasojë e uljes së numrit të nxënësve. E pavarësisht këtij fakti drejtuesit thonë se  nuk cënohet procesi mësimor.

Edhe këtë vit në Elbasan disa shkolla do të zhvillojnë mësim me dy turne, për shkak të mungesës së hapësirave ndërkohë nxënësit e gjimnazeve Onufri dhe Kostandin Kristoforidhi do të nisin vitin e ri shkollor me ambiente të reja.