Ministria e Arsimit, përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e pare si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proces.
Afati i ri i regjistrimit do të zgjasë deri më 6 shtator, teksa aplikimi do të jetë i hapur në platformën e-Albania.
“Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar procesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proces që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit”, shkruhet në njoftimin MAS. (A2 Televizion)