Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Prezencë e ngricave në akset rrugore sidomos në zonat malore, mjegull e dendur / mjegullinë, më e theksuar në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes në zonat malore e luginore të vendit.
Era, me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.
Deti – Valëzimi forcës 2-3ballë.


