Viti shkollor nisi me më pak nxënës në Shqipëri

0
179

“Mami s’ka lekë që të më blejë çantën.”

Kjo është përgjigjja e Eglinës, 8 vjeçarja nga Elbasani e cila nuk shkoi në shkollë në ditën e parë të saj.

Mes lotësh, vogëlushja tregon që duhet të hynte në klasën e tretë por mungesa e të gjitha kushteve e bëri që ta shikonte shkollën vetëm nga jashtë oborrit.

“S’kam çantë, s’kam rroba që të iki në shkollë.”

Në Grizë të Patosit dhe në Suç të Klosit dita e parë e shkollës i gjeti nxënës e prindër në protest.

Në të dy vendet bashkia ka vendosur mbylljen e shkollave për shkak të dëmtimeve të godinave.

“Ne e kemi vendosur, e kemi thënë më përpara që fëmijët do t’i mbajmë këtu, nuk i çojmë në Patos.”

“Bashkia Klos nuk ka pasur kryetar bashkie.”

“Dua që të hapet shkolla jonë sepse ata na çojnë në godita të vjetra.” 

Në Durrës mësimi do të zhvillohet në 4 turne , kjo pasi 11 nga 56 shkolla nuk janë hapur për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 2019.

Në Lezhë 8637 nxënës nisen këtë të hënë vitin e ri shkollor në nga të cilët 700 janë ulur për herë të parë në banka. Krahasuar me një vit më parë ka një rënie të konsiderueshme të numrit të nxënësve me rreth 1 mijë të tillë më pak.

Viti i ri shkollor nisi me proteste për nxënës e prindër të klasës së “3- D” të shkollës “Ismail Qemali” ne Shkodër. Shkak u bë vendimi për të shkrirë klasën, pasi nga 4 të tilla që ka, do të reduktohen në 3. Vendimi argumentohet me ulje të numrit të nxënësve.

“Këtu në këtë klasë bëhen lista, klasa të përzgjedhura nga vetë drejtoria në bazë të shoqërive që ata kanë.”

Viti shkollor nisi me më pak nxënës në Shqipëri

Edhe në Vlorë ka pasur tkurrje me 1000 nxënës më pak sesa një vit më parë, ndërsa nxënësit e gjimnazeve kanë hasur probleme me regjistrimet në E Albania .

12 shkolla në qarkun Korçë do të zhvillojnë mësime me turne, përkatësisht 6 shkolla në Korçë,4 në Devoll dhe 2 në Maliq, ndërsa drejtuesit e arsimit edhe atje flasin për ulje të numrit të nxënësve.

Mësimi në të gjitha shkollat e Republikës ka nisur nën protokollin anti-covid ku mësuesit duhet të paraqesin ose certifikatën e vaksinimit, ose çdo javë testin PCR./OraNews/