
Presidenti Bajram Begaj ka reagur në rrjete sociale pas takimit me presidentin e Francës Emmanuel Macron. Begaj shprehu mirënjohje për mbështetjen që Franca dhe Macron po i japin integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit.
Ndërkohë shton se marrëdhëniet e konsoliduara midis dy vendeve, kanë hyrë në një fazë të re shumë dinamike.
Postimi i Begajt:
Nder dhe privilegj të prisja sot Presidentin Macron, në vizitën e parë zyrtare të një Presidenti francez në Shqipëri.
Mirënjohje për mbështetjen e vyer që Franca dhe Presidenti Macron po i japin integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit, dhe mbështetjes së procesit të zgjerimit.
Marrëdhëniet e konsoliduara e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, kanë hyrë në një fazë të re shumë dinamike.
