Vizita te shoku kthehet në tragjedi, polici bie nga ballkoni, ndërron jetë

0
107

Vizita në shtëpinë e mikut të tij të ngushtë u kthye në tragjedi për një polic në Egaleo, Greqi, i cili ra nga ballkoni i pallatit e për pasojë ndërroi jetë.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për një 42-vjeçar i cili shërbente në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Atikës.

Mëngjesin e sotëm polici fatkeq kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e shokut të tij, ku ndodhi tragjedia.

Mediet lokale raportojnë se rrethanat e incidentit nuk janë zbardhur ende, ndërsa informacionet e para flasin për aksident.

/abcnews.al/