Vjedhje e veglave të punës në ambientet e firmës dhe dhunë në familje, dy të arrestuar në Elbasan

0
680

Policia e Elbasanit  ka vënë në pranga një 65 vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur vegla pune, në ambientet e një firme.

Po ashtu në pranga është vënë edhe një 53 vjeçarin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka çarë gomën e automjeti  në pronësi të dhëndrit të tij.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

-65 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur vegla pune, në ambientet e një firme;

– 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka çarë gomën e automjetit në pronësi të dhëndrit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.